Pse Rama nuk Firmosi vetë për Teatrin?

Premte, 15 May 2020 13:12

Edi Rama nuk e ka ndërprerë asnjëherë fushatën gojore se Teatri Kombëtar është një karakatinë që duhet shembur, por kur ka ardhur puna për të firmosur këto akte, ai i është fshehur si skuth përgjegjësisë personale.

Në të dyja rastet ai nuk ka firmosur vetë. Edhe kur çoi në parlament ligjin skandaloz special, që i falte truall shtetëror kompanisë Fusha, që eleminonte garën duke skandalizuar edhe Komisionin Europian, dhe që i merrte kompetencat kushtetuese Këshillit Bashkiak (atëherë Rilindja nuk kishte aty shumicën e cilësuar prej dy të tretave), ai ia la këtë përgjegjësi një zv/kryeministreje kukull.

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave t’ia kalonte për votim Kuvendit këtë projektligj të miratuar në 27 qershor 2018, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për firmë zv/kryeministres Senida Mesi.

Tani dy vite më pas, kur pazari me Fushën u prish duke servirur publikisht arsye banale, kryeministri po ia lë topin pastruesit të zakonshëm të qenefit, Veliajt.

Sipas ligjit shqiptar, as Bashkia dhe as këshilli i saj nuk kompetencë për shkatërrimin e një godine me vlera historike dhe kombëtare. Këtë të drejtë e ka Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i cili kryesohet nga kryeministri. Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja. Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

Pra nuk ka asnjë dyshim se ky është një akt për të cilin përpos fjalëve, Rama duhet të merrte edhe përgjegjësinë juridike. Por ai ka nënshkruar për herë të dytë të firmosë. Duke bërë përgjegjëse herën e parë Sendida Mesin dhe deputetët që votuan ligjin special, dhe herën e dytë, Erion Veliajn si kryebashkiak, Toni Gogun si kryetar Këshilli që organizoi mbledhje fallco dhe antarët socialistë që pranuan të gëlltisëin këtë lugë çorba pa kundërshtuar./Lapsi

Modifikuar më Premte, 15 May 2020 14:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...