Rritja e rasteve me koronavirus, Spahia: Fajin nuk e kanë fasoneritë, por Edi Rama

Premte, 15 May 2020 13:23

Pas njoftimit të Ministrisë së Shendetësisë për rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

“Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë! Ai është Edi Rama e jo qytetarët!”, shkruan ish deputeti në një postim në facebook.

Ja postimi i plotë:
Sa e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga Ogerta Manastirliu për numrin e rritur për të dytën ditë rradhazi të të infektuarve me COVID. E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë! Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët! Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.
Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...