U gjobit bashkë me Bashën, reagon Ferdinand Xhaferri: Një polici e urdhëruar, dëshmi se qeveria Rama është në ikje

Premte, 15 May 2020 13:36

Pas kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u gjobit dje nga policia, pasi takoi përfaqësues të bizneseve në një ambient të mbyllur, vjen një reagim nga kreu i selisë blu për degën e Durrësit, Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit, i cili po ashtu i dënua me gjobë, e cilësoi këtë masë administrative si një hakmarrje politike.

Sipas Xhaferrit, është sa qesharake aq edhe e turpshme ishte masa e policisë për t’ju hequr zyrtarëve të PD-së, patentet, ndonëse ata kishin zgjedhur të ecnin në këmbë.

 

DEKLARATË E FERDINAND XHAFERRIT
Të Martën, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha bëri një vizitë në Durrës, gjatë së cilës takoi biznese përgjatë Bulevardit kryesor. Ndonëse bizneset ishin të larmishme, ato i bënte bashkë shqetësimi për rrënimin ekonomik, i cili është qëllim i qeverisë Rama për Durrësin. Pike së pari, dua t’i bëj thirrje qeverisë të adoptoje menjëherë masat e propozuara nga Partia Demokratike për lehtësimin e situatës për bizneset.
Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit.
Një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje. Çoroditja dhe paniku i regjimit dhe si pasoje edhe i krerëve të policisë që i shërbejnë, duken qartë edhe nga vetë masa e marrë. Sa qesharake aq edhe e turpshme: heqje patente për këmbësore.
Teksa vuajmë akoma pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, pandemia vetëm sa ka thelluar krizën ekonomike. Por, mbi të gjitha, pandemia vazhdon e vërteton paaftesinë dhe mungesën e dëshirës së qeverisë për t’ju përgjigjur problemeve të qytetarëve. Prioritetet e qeverisë janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës. Ju garantoj se opozita dhe e vërteta nuk mund të heshtet me gjoba.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...