Dhuna ndaj 15-vjeçarit nuk është rastësi, është logjikë

Saturday, 16 May 2020 17:43

Ka mbi 48 orë që media dhe opinioni publik është tronditur nga ngjarja më e fundit sjelljes kriminale të policisë ndaj një të mituri që “kishte thyer karantinën”.  Pamjet e dhunës të shfaqura gjithandej nëpër ekrane e portale  irrituan çdo njeri dhe i bëri ata të ndërgjegjshëm se kjo sjellje, ky qëndrimi kaq i egër i policisë nuk është një rast i vetëm, i izoluar, por është rrjedhojë e një qëndrimi konstant të policisë ndaj qytetarëve të këtij vendi. Janë me dhjetëra, për të mos thënë me qindra raste duhanore policore në të gjithë vendin, të dekomentuara e të padekumentura, të ndodhura në Tiranë e në zona të thella, ku fëmijë, gra,  njerëz të pambrojtur kanë rënë pre e dhunës shtazarake të punonjësve të policisë. Dhe e keqja është se shteti, kur reagon ndonjëherë, pasi çështja bëhet publike e “nuk mban më ujë pilafi”, mjaftohet vetëm me një largim nga puna dhe jo me masa të tjera penale ndaj dhunuesit.

Kjo është fytyra kriminale e policisë, fytyrë e vete ministrit Lleshajt, sepse siç ka deklaruar ai çdo veprim i një polici të thjeshtë është veprim i tij, veprime që nisin me dhunën e paparë ndaj protestuesve, duke mos kursyer as të miturit e fëmijët, dhunë e goditje ndaj banorëve të Astirit, ndaj banorëve që u merrej prona apo shembej shtëpia, dhunë ndaj  

Kjo dhunë nuk është dhunë, kjo është diktaturë e mirëfilltë, ku njerëz të pafajshëm, të pambrojtur, të mitur, bien prej e dhunës, barbarisë së organeve të këtij shteti barbar.

Ngjarja mbi të miturin 15 vjeçar është vetëm kulmi, që me siguri do të pasohet nga të tjera bëma në të ardhmen, pasi nuk ka ditë që skandalet e kësaj qeverie apo të dhunës policore ët mos shfaqen nëpër ekrane, si një trysni, si një goditje sistematike mbi këtë popull të lodhur nga varfëria, politika ekstreme dhe pa rrugëdalje, keqqeverisja e mashtrimi ordiner i Ramës./55news.al

Modifikuar më Saturday, 16 May 2020 18:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...