Mohon firmën për prishjen e Teatrit/ 'E dua të ri për ....' Ja çfarë thotë Ema Andrea

Saturday, 16 May 2020 20:01

Kanë emrin te peticioni për shembjen e Teatrit, flasin Ema Andrea dhe Kozeta Kurti: S’kam firmosur asnjë peticion
Peticioni i ri i artistëve që kërkojnë Teatër të ri, te godina aktuale, të publikuar në mënyrë të beftë dje në media, duket se i ka kapur në befasi disa prej emrave të renditur në të.

E kontaktuar nga “Panorama”, gazetarja Kozeta Kurti, e punësuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u shpreh e habitur që emri i saj gjendej mes atyre të artistëve të tjerë.

“Nuk kam firmosur asnjë peticion. 2 vjet e gjysmë më parë jam shprehur në një artikull se dua Teatër të ri, por jo ta gjej me GPS, në një qendër tregtare. Pra, kundër PPP-së”, tha ajo.

Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri duket edhe aktorja Ema Andra, e cila e kontaktuar nga “Panorama” , thotë se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion. 

Aktorja më tej, tregon se qëndrimi i saj është për një teatër të ri, por nuk i mëshon shembjes së godinës aktuale (pra jo siç thuhet në peticion “domosdoshmërisht në atë kompleks”).

“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë”, thotë ajo, duke shtuar se nuk është e rëndësishme, se në cilin truall do të jetë. 

Për sa i përket shembjes së godinës aktuale, ajo shprehet se: “Pse duhet folur për shembje, kur puna është se duhet ndërtuar. Për më tepër, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.

Ndërsa e pyesim nëse do të ishte dakord për ndërtimin e një godine të re, në një tjetër truall, aktorja përgjigjet: 12 le të ndërtohen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...