Basha: Dhunë barbare, pabesi dhe paligjshmëri

Diel, 17 May 2020 09:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar si një sulm barbar, të pabesë dhe të paligjshëm atë ndaj Teatrit Kombëtar, që u shemb mëngjesin e sotëm nga fadromat e Bashkisë.

 

Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë. Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

 

Pyetje: Zoti Basha cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita?

Lulzim Basha: Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Pyetje: Cilët janë hapat konkretë zoti Basha?

Lulzim Basha: Hapa politikë do të hedhim. Ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.

Pyetje: Opozita parlamentare ka bërë thirrje...

Lulzim Basha: Nuk ka opozitë parlamentare. Ne jemi këtu sot edhe për shkak të një grushti individësh të papërgjegjshëm që i dhanë koperturë parlamentit ilegjitim, parlamentit të krimit. Dhe kur ke një parlament të dalë nga krimi, atëherë krimi kthehet në ligj dhe ligji shkelet me të dyja këmbët. Kështu që mos të flasim më me terma që nuk ekzistojnë të paktën për hir të kolegëve tuaj të dhunuar.

Nuk e di nëse i keni sytë nga trishtimi apo gazi sytë të skuqur, por ju thashë dhe njëherë: aksioni nisi duke shkatërruar, duke hedhur poshtë kamerat e medias. Aksion barbar, dhunë barbare në zemër të Europës. Pse? Se u mbrojt një monument i trashëgimisë shqiptare dhe europiane. Dhunë, pabesi, hajdutëri dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Hajdutëri dhe babazi e pastër. Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...