“Do e gdhi këtu”,Kryemadhi bën mea culpa: Kam bërë kompromise për shkak të stabilitetit.

Diel, 17 May 2020 21:17

“Do e gdhi këtu”, Kryemadhi bën mea culpa: Kam bërë Kompromise për shkak të stabilitetit, ambasadorëve ua dhamë një gliko por…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të qëndrojë në shesh dhe do ta gdhijë sot aty. Sipas saj, ky ishte një qendrim personal.

E pyetur nga gazetarja e News 24, Klodiana Lala, zonja Kryemadhi tha se do të qëndronte aty për t;I kërkaur falje artistëve që s’mundi dot t’ua shpëtonte teatrin.
Ajo bëri një mea culpa dhe tha se për hir të stabilitetit të vendit ka bërë kompromise.
“Është Qëndrim personal. Unë do qëendroj vetëm si qytetare, pa mbështetësit e mi, kush të dojë tjetër le të qëndrojë. Qëndrimi im sot është për t’i thënë më fal Kadri Rroshit, Naim Frashërit, Neritan Licajt, Edmond e Robert Budinë, atyre që na dhanë dinjitet në atë teatër, na kanë dhënë krenari, atë për të cilën e qajmë shumë në rrjetet sociale, për të folur për shqiptarizmin por kur një antishqiptar na shemb historinë, e vetmja që na ka ngelur… nuk e di cdo bëjmë ne kur të shembë muzeun. Unë kam faj se jam bërë politkane, kam bërë kompromise, i kam bërë për hir të stabiliteti. Për hir të nje shteti që e ka përdorur Shqipërinë kam bërë kompromise”.

E pyetur nëse opozita dështoi me aksionin te Unaza e Re, Kryemadhi tha: “Unaza e Re nuk ka dështuar, atë rrugë e kam ndërtuar unë kur kam qënë deputete e Kombinatit, i mbyste kanali i Sharrës banorët. Jam grirë me Ramën se Kombinatin tekstil doja ta bëja qëndër rinore dhe tani pas tërmetit do të bëjë kulla për oligarkët ai. Te Unaza do kishte prishur mbi 1000 shtëpi, ka prishur vetëm 32, I dha tender 20 mln euro recepsionistit…Nuk kam dështuar unë, por drejtësia, drejtësia e vertetë, një gjyqtar që nuk deklaron 100 mijë dollarë vazhdon punën, një tjetër e penalizohet për 250 dollarë. Motra e Belinda Ballukut është anëtare e vetingut. Ka konflikt interesi këtu, është qelbur cdo gjë, është qelbur dhe për fajin tonë se na i ngelte qejfi ambasadorëve”.
Zonja kryemadhi nuk i fshehu edhe pakënaqësitë për ambasadorët.

“Po moj poo, do e gdhi këtu, nuk iki këtu do rri! Nuk e kam personale fare, nuk e konsideroj fare Edi Ramën. Ishte shansi i fundit që ju dhamë ndërkombëtarëve, na thanë që bëtë gabim që dogjët mandatet e nuk hytë në zgjedhje, tani të bëjmë këtë reformën zgjedhore, këta pranojnë falsifikimin e firmës së Presidentit nga një ministër…ne ua dhamë një gliko, ua dhamë edhe reformën le të vazhdojnë…’,- shtoi ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...