LETËR E HAPUR DREJTUAR Z. FATOS LUBONJA

E mërkurë, 20 May 2020 16:06
I nderuar z. Lubonja
Po ju drejtohem Ju si një qytetarë i thjeshtë, sepse shpesh herë ndihem keq, kur drejtohem si një intelektual që ka studiuar dhe jeton në perëndim, dhe që ka një karrierë shkencore prej shumë vitesh atje.
Ju si një intelektual i mendimit të lirë, për të cilën ju vlerësoj, dhe pse shpesh herë nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, zgjodha t’ju drejtohem sot.
Në një prononcim që bëtë para protestuesve, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndër të tjera Ju, iu drejtuat kryetarit të Bashkisë së Tiranës me një thirrje -“DORËHIQU”.
Këtu më vjen keq por unë nuk mund ta pranoj se një person i tillë mund dhe duhet të japë dorëheqje.
Dhenja dorëheqje e kryetarit të emëruar të Bashkisë, sipas meje, ka një kosto të jashtëzakonshme qoftë shoqërore, sepse:
a) Shuan ëndrrat e mijëra hipokritëve që mendojnë se mund të bëhesh “kryetar bashkie” me lepirje dhe duke shitur fiq, s’ka rëndësi se kush është background-i tij/saj, analfabet apo pusher, nga ku je nisur dhe ku do të shkosh, mjafton që të bësh çdo gjë që të obligon shefi.
b) Shuan ëndrrën e shumë personave që bëjnë çdo “kërcim-përdredhje” për të shkuar atje lart, dhe pastaj për të bërë çfarë ti dojë k..., dhe, sa më shumë të veprojë kundër ligjit, aq më i famshëm bëhet ai.
c) E shuan ëndrrën e shumë të rinjve që mendojnë se me pensionin e nënës mund të bëjnë dasmën e tyre nëpër kështjella, atëherë kur të jetë në fron.
Shkencore, sepse;
E dini Ju i nderuar Lubonja, se populli shqiptar, ADN e tij e ka të veshur me një “mantel” të quajtur FRIKË, pra jemi të deformuar në gen? Kjo vërtetohet shumë lehtë nga historia, sepse Shqiptarët, ose kanë jetuar në diktaturë, ose kanë vdekur për liri, por kurrë nuk kanë jetuar të lirë.
Shqiptarët nuk dinë të jetojnë aty ku “i madhi” në respekt të ligjit, të nderojë dhe respektojë qytetarët.. Ne duam që “i madhi” të dhunojë, të shtypë dhe të denigrojë pa ligj, sepse ligji është vetë ai dhe jo, ligji i shkruar, që popujt e qytetëruar dhe të lirë e quajnë rregullator për bashkëjetesë.
Institucional, sepse;
Ju e dini fortë mirë i nderuar se dorëheqja është institucion, ku jo çdokush e ka luksin të jetë pjesë e tij, sepse Institucioni i dorëheqjës kërkon integritet profesional, personal dhe moral.
Cilin nga këto vyrtyte e ka kryetari ynë për të qënë pjesë e institucionit të dorëheqjes?
Dhe e fundit, ajo “pushtetarë”
Për sa më sipër, duke qënë se largëqoftë mund të ndodhë një dorëheqje e tillë, na rrëzohen të gjitha institucionet e sipërcituara, dhe do dalim zbuluar…
Unë ju kuptoj se Ju, sepse gjithë jetën keni deshiruar lirinë dhe barazinë, por sa e vështirë qenka për të ristrukturuar një gjë të rrënuar, e aq më keq kur rrënojat janë të grumbulluara mbi rrënoja të mëparshme.
Shumë më qanë zemra për ç’ka ndodhur, për c’po ndodh e fatkeqësisht projeksioni “c’do ndodhë” në këtë shtëpinë tonë të përbashkët më ngjan dhe më i zymtë.
Respekt për të gjithë ata që luftojnë për të qënë të lirë dhe punojnë për lirinë e gjithësecilit.
 
Me respekt
Ilir Pecnikaj PhD.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...