Rama: Teatri fëmijë bastard, godina nuk kishte firmën e arkitektit italian

E Enjte, 21 May 2020 14:07

Edi Rama vazhdon të mbrojë vendimin e tij për të shembur Teatrin Kombëtar ku pritet të ndërtojë kulla.

Gjatë fjalës në parlament, Rama sot ka shkuar edhe më tej, duke thënë se godina e Teatrit nuk ishte vepra e arkitektit italian, pasi kishte plasur lufta dhe vepra nuk u realizua e gjitha.

Rama e ka cilësuar teatrin si ‘fëmija bastard’ i arkitektit italian.

Sipas Ramës ndërtesën nuk e ka njohur as vetë arkitetki italian dhe se për shkak të rrethanave të luftës projekti nuk përfundoi kurrë.

[‘Njëri mund të thotë, pse shkoni dhe i bini godinës së vjetër. Bota u ruan godinat e vjetra. Duhet një shpjegim.

A e dini ju që ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik të arkitektit italian që është shitur dhe në mediat dhe në zyrat e huaja nuk është rrëzuar kush.

Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vetë. Ai projekt filloi, siç duket por nuk mbaroi. Lufta filloi, tironsit me pus e me tarrac, e me mustaqe hijerënda, a e dinë që në kopshtet e Tiranës u mboll grurë.

Sepse në atë kohë rendi autartik nga regjimi që u vendos dhe na i la plagët, shkurtoi fondet për t’ia kaluar luftës. Dhe thjeshtoi pa pjesëmarrjen dhe lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave. Dhe godina e projektit të Teatrit është fëmija bastard i një marrëdhënie mes autorit italian dhe autores që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin në parqet e Tiranës.

U nis por mustaqet kanë një gjë. Duken por nuk dëgjojnë. U ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat e mëvonshme për t’u futur në monumentet e kulturës.

Asnjë dokument ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Askush nuk e ka vënë. Nga ana tjetër mua më vjen jashtëzakonisht mirë që sidoqoftë, prap së prapë, kur bëhet fjalë për të më luftuar futen elementë si ngjyra, Teatri, dhe bëhet debat arti, që as ka qenë dhe as do jetë më. Kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur dhe llastiku u angazhua për të bërë Teatrin tek Piramida.

Dhe kur unë si kryebashkiak prita një delegacion me kryesues një të afërm familjar të ish- kryeministrit , bashkë me një grup gjermanësh, dhe më paraqitën Plazza Shopping. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare, restorante, aty ku sot është pishina, por ajo pishinë në mes të Teatrit ka shërbyer për bretkosat që ishin të vetmet spektatore dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Bëheshin 2-3 kate. I thashë shumë bukur projekti, por do bëhet Teatri Kombëtar këtu. ‘- tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...