Fjalimi i Ramës në parlament, Pampuri: Ai gjen rehat vetëm me horrat e banditët…

E Enjte, 21 May 2020 14:15

Ish deputetja demokrate Orjola Pmpuri ka reaguar pas deklarimeve të kreut të qeverisë në Kuvend.

“E mes fjalëve të pështira, që degjohen me endje nga te gjithe pjesëmarrësit në atë sallë, pjesë e teatrit të tij, dhe faktorë të rëndësishëm, për t'i siguruar atij mundesinë të vijojë poshtërsitë kundrejt këtij populli, permendi tironcit, puset e caracët, kompleksin e madh të tij, qytetarët e Tiranës të cilet e njohin mirë ate dhe historinë e tij”, shkruna ajo.

Ja postimi i plotë:

Edi Rama po u shpjegon "rrogëtarëve të urtë" në karriget e parlamentit, fabulën e teatrit, duke e krahasuar me një fëmijë bastard, (ndjesë për gjuhën dhe shprehjen e rëndë), gjuhë e zgjedhur me kujdes sipas standartit të të menduarit dhe jetuarit të atyre që e degjojnë dhe besojnë.

Aty mes diskutimit me tone dramatike dhe teatrale, këto të përdorura enkas për të mbuluar emocionet që e kaplojnë nga miliona euro që e presin nga projekti i teatrit, që sigurisht nuk do arrije t'i përftojë më, për aq kohë sa ky vend do ketë qytetari.

E mes fjalëve të pështira, që degjohen me endje nga te gjithe pjesëmarrësit në atë sallë, pjesë e teatrit të tij, dhe faktorë të rëndësishëm, për t'i siguruar atij mundesinë të vijojë poshtërsitë kundrejt këtij populli, permendi tironcit, puset e caracët, kompleksin e madh të tij, qytetarët e Tiranës të cilet e njohin mirë ate dhe historinë e tij.

Ç'ti bëjmë ketij njeriu me komplekse, nga njëra perbuz ata qe nuk janë nga Tirana, duke i vënë në lojë me dialektin e tyre, e nga ana tjetër, tironcit. Ç'ti bëjmë këtij njeriu që s'gjen rehat me asgjë e askënd, përveç horrave e banditëve, me të cilët gjen gjuhën, sjelljen e besimin. E vetmja gjë që ka mbetur është ta largojmë me votë një herë e mirë, e ta harrojmë përgjithnjë, si një ëndërr të keqe e cila nëse nuk fshihet nga memoria, shkakton ankth.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...