DOKUMENTI/Zëdhënësja e PD denoncon me fakte skandalin tjetër të Veliajt me teatrin: Po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit

E Enjte, 21 May 2020 18:54

DOKUMENTI/Zëdhënësja e PD, Ina Zhua, denoncon me fakte skandalin tjetër të Veliajt me teatrin: Po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit

 

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...