'Edi Rama fillon punë si regjisor i emisionit 'Real Story''

Premte, 22 May 2020 10:40

Portali Lapsi.al, kritikoi ashpër daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin 'Real Story' në News24, duke e quajtur një manipulim i madh. Lexoni shkrimin më poshtë:

Kushdo që ka dashur të ndjekë debatin e kryeministrit me gazetarët për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar ka mbetur i habitur kur ka parë regjinë dhe skenografinë e emisionit. Gazetari Sokol Balla kishte lënë studion e tij dhe ishte vendosur në godinën e rikonstruktuar të Operas, pikërisht aty ku Rama zgjodhi të bëjë një vizitë propagandistike ndërsa në bulevard zhvillohej protesta e parë e artistëve.
Edhe në rastin e parë, edhe në ndryshimin e studios së emisionit, manipulimi ishte i njëjtë: Duhej treguar se lideri suprem nuk është vetëm ai që shkallmon e dhunon protestuesit dhe fut fadromat në mesnatë, por edhe ai që ndërton dhe rinovon si në këtë rast.

Ky manipulim skandaloz ka dy aspekte. Nga njëra anë ai përdhos institucionin ende të virgjër të drejtuar nga Zana Çela. Si mundet që në një vend që ende nuk e ka shpallur me ligj diktaturën, një drejtoreshë opere pa bërë inagurimin apo shfaqen e parë, ta dhurojë mjedisin e saj për aktivitetin politik të shefit të qeverisë?

Ndoshta sepse Rama e konsideron veten edhe më të rëndësishëm se Saimir Pirgu apo Ermonela Jaho në skenën operistike. Mendoni pak sikur ende pa e shkelur artistët, opera e Vienës apo La Scala të kthehej në teatër politeke.

Manipulimi i dytë dhe më i rëndë është ai i televizionit News 24 që parashutoi në sallën e zgjedhur nga Rama edhe drejtuesin e vet Robert Rakipllari edhe gazetarin kryesor, Sokol Balla. Gjithçka kishte të bënte me një “mis en scene” të shëmtuar. Një kran i madh të lodhte duke nxjerrë jo pamje nga debati i nxehtë, por nga salla e sapo rinovuar, llozhat e ndriçuara enkas, tavani i lartë i ribërë. Qëllimi ishte: ju flisni ç’të doni po ai që akuzoni është artisti i veprave të mëdha. Prandaj vendi humbet çdo vit pike ne klasifikimin e lirise se mediave.

Në vitin 2017, Rama kërkoi edhe atëherë nga News 24 kur emisionin e drejtonte Ylli Rakipi, që gazetari ta shpërngulte studion e vet në kalanë e Gjirokastrës. Përgjigjia e drejtuesit të “Të Paekspozuarit” ishte jo e prerë: “Ne kemi një studio, je i mirëpritur”. Natyrisht emisioni nuk u bë dhe Rama u ftua në studio më miqësore.

Por me sa duket nga Irfan Hysenbelliu, pronari i News 24, Rakipi u hoq me këtë qëllim. Në mënyrë që në ditë të vështira të bëheshin emisione si ky, që studion e transferonin nga selia e saj, në kantieret e suksesit të rilindjes. Më shumë se çdo debat Real Story i sotëm kishte për qëllim jo promovimin e kryeministrit brutal, por lartësimin e artistit që ndërton. Ai qe organizuar me regji të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...