Sikur të mos mjaftonte shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, tani edhe dy simbole të tjera të rëndësishme të kryeqytetit janë të kërcënuara.
Fotoja e një grope ku do ngrihet një shumëkatësh m’u ngjitur me Sahatin e Tiranës, ka shkaktuar shumë zemërim.
Ndërtesa rrezikon Sahatin dhe Xhaminë e Tiranës. Ndërkohë një meme e quajtur ‘Talebani i Tiranës’ u bë virale në rrjetet sociale.
“Kohë e talebanëve”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, teksa e shpërndan memen.
Por teksa shemb trashëgiminë për të ngritur pallate, Syri.net publikoi sot një video që tregon se kur ishte në opozitë, Edi Rama dhe deputetët e tij shënon një rekord të zi: protestonin për të mbrojtur shtesën e një pallati pa leje.