Rama ndryshe nga Trump, ndalon myslimanët të falen për Bajram!

Saturday, 23 May 2020 15:30

Në SHBA numri i vdekjeve ka arritur në rreth 100 mijë, por Donald Trump në respekt të së drejtës së besimit ka bërë thirrje për “hapjen e vendeve fetare, kishave, xhamive dhe sinagogave” si “vende të rëndësishme ku kryhen shërbime të rëndësishme”. Madje presidenti i SHBA ka shkuar dhe më larg, duke paralajmëruar se “do t’i shkarkojë ato guvernatorë”, që duke mos iu bindur kësaj thirrje, do të pengojnë hapjen e vendeve të kultit.

Edi Rama mburret se në Shqipëri prej 25 ditësh ka zero të vdekur nga COVID-19, ndonëse e mundon “perversiteti narcistik” për të kontrolluar në mënyrë autoritare jetën e qytetarëve duke u sjellë si “diktatori komik” i aktruar nga Çaplini… Nuk e di as vetë si të justifikojë urdhrin paradoksal për rimbylljen në fundjavë, sepse nga njëra i duhet të pranojë dështimin në menaxhimin e krizës sanitare nga rritja e numrit të infektimeve, kurse nga ana tjetër kërkon edhe të mburret ndërkombëtarisht me numrin e ulët të vdekjeve?!

Dilemën e tij e zgjidh në mënyrë tinzare, duke futur bishtin nën shalë, dhe deklaruar në rrjetet sociale se “ndalohen faljet për Bajram”… Sepse as qëndron më në zyrë dhe as s’ia mban të firmosë urdhër edhe për këtë qëllim se ka frikë se nesër do të mund të ndëshkohet.

Dhe kjo marrëzi ndodh, ndonëse prej një jave qytetarët lëvizin lirisht, punojnë dhe shkojnë në kafe e restorante dhe ndërkohë që përfaqësuesit e komunitetit mysliman prej një jave kanë programuar aktivitetet fetare me rastin e festimit të Bajramit, duke parashikuar edhe masa të forta mbrojtëse.

Rama rezulton në këtë mënyrë një personazh qesharak e komik që s’duhet marrë seriozisht sepse është edhe kundër vetëvetes. Edhe kundër fesë. Edhe kundër myslimanëve. Edhe kundër Trump… e respektimit të të drejtës së besimit! Prandaj, besimtarët që besojnë në Zot mesa duket nuk do të mund t’i binden thirrjeve të një të marri frikacak që nuk merr as guximin që të paktën deklarimin e tij ta nxjerrë në formë urdhri për të “mos u lutur para Zotit!”..

Rama, sikur iu shkatërroi artistëve Teatrin Kombëtar, po tenton t’ju shkatarrojë tinëzisht myslimanëve festën e Bajramit… Si duket po vjen koha që shqiptarët që prej 30 vjetësh kanë kërkuar me shpirt dhe me zemër “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”… të thërrasin: O Edi Rama, O Erjon Veliaj, jashtë nga Tirana, jashtë nga Shqipëria!”

Modifikuar më Saturday, 23 May 2020 16:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...