La Liga, kampionati elitar i futbollit spanjoll mund të fillojë prej 8 qershorit. Në fakt datat e mundshme ishin 12 apo 19 qershori por duket se Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll ka rënë dakord që të fillojë më herët.
Spanja është vendi me më shumë të infektuar me COVID-19 në Europë por shifrat kohët e fundit tregojnë rënie teksa duket se edhe futbolli do të rikthehet.