‘Biznesi pret ndihmë’, Spahia: Rama ofron serish izolim, flet si lugat nga Surreli

Hënë, 25 May 2020 13:26

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas vendimit të qeverisë për të ruajtuar izolimin nën prtekstin e pandemisë.

“I vetmi kryeministër, që në vend që të gjejë rrugëzgjidhje për rrënimin ekonomik që vetë shkaktoi, investohet se si t’i izolojë edhe përtej pandemisë shqiptarët, të dielave”.

“Mendësia e diktaturës në një mendje të pamjekuar po sjell pasoja, që shqiptarëve do t’u duhen shumë vite për t’i kapërcyer”, shkruan Bardhi në postimin e tij

Ja postimi i plotë

BIZNESI PRET NDIHME, EDI RAMA OFRON SERISH IZOLIM!

Pasi fabrikoi shifrat, nuk bëri testet e duhura, e përdori pandeminë COVID për të bërë tendera sekretë me cmime stratosferike, dogjën e vodhën dokumente për të zhdukur provat nga hetimi i SPAK, shembi godinën e rradhës të trashëgimisë së këtij qyteti, Teatrin Kombëtar, Edi Rama po vazhdon të abuzojë në mënyrën më skandaloze me rolin e vet. I vetmi individ që “parashikon” dy javë para se Covid do jetë problematik e dy fundjavat e ardhshme do jenë sërish pa lëvizje automjetesh! Dhe si të ishte ndonjë kryetar fisi në një vend të harruar të Afrikës, si lugat të dielën në darkë jep udhëra verbalë nga Surreli.

Kaq shumë i shijon të torturojë qytetarët e vet, sa nuk merr mundimin as t’i japë aspektin formal veprimeve të tij: me akte ligjore e nga zyra për të cilën paguhet. Dhe këtë e bën ndërsa asnjëherë në këto dy muaj nuk ka raportuar se cfarë ka bërë konkretisht gjatë pandemisë, përvec izolimit të njerëzve. I vetmi kryeministër që vazhdon të shkatërrojë ekonominë e vendit duke izoluar qytetarët e penalizuar bizneset! I vetmi kryeministër që po i le në fatin e vet bizneset, ndërsa paratë e taksave të rritura i përdor për luksin e fasadës e për të kënaqur oligarkët pranë vetes! I vetmi kryeministër, që në vend që të gjejë rrugëzgjidhje për rrënimin ekonomik që vetë shkaktoi, investohet se si t’i izolojë edhe përtej pandemisë shqiptarët, të dielave.

Mendësia e diktaturës në një mendje të pamjekuar po sjell pasoja, që shqiptarëve do t’u duhen shumë vite për t’i kapërcyer. Cdo minutë në karrigen e kryeministrit, Edi Rama sjell dëme që do duan shumë kohë të riparohen. Edi Rama duhet shporrur, sa më shpejt aq më mirë për të gjithë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...