Kreu i Partisë Republikane ka përshëndetur emërimin e John Ratcliffe si drejtor i Inteligjencës Kombëtare në SHBA.
Pas urimit, kreu i PR-së ka marrë si përgjigje, vlerësimin për miqësinë e hershme mes tyre.
Mesazhi i kreut të PR-së, Fatmir Mediu:
Pata kënaqësinë ti uroj detyrën e re si Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, mikut John Ratcliffe, duke marrë vlerësimin për miqësinë e përbashkët.
John Ratcliffe ish-Kongresmen Republikan është një nga miqtë e shqiptarëve në Dallas, veçanërisht i Ismet Ismajlit dhe familjes së tij, Nik Mehmetit etj., por mbi të gjitha një luftëtar i paepur i lirive dhe të drejtave, dhe që në fillimet e tij te karrierës si Prokuror ka qenë i angazhuar në luftën kundër terrorizmit.
Në Amerike nuk mungojnë miqtë e Shqipërisë, por shqiptarët duhet të jenë miq të njëri-tjetrit dhe vendit dhe kombit të tyre.