Bumçi në Syri TV: Masat e qeverisë të ekzagjeruara. Me këto shifra asnjë vend nuk do të ishte izoluar

Hënë, 25 May 2020 16:44

I ftuar në Syri TV, ish deputeti i PD, Aldo Bumçi foli mbi masat e marra nga qeveria për shkak të Koronavirusit dhe ndikimin e tyre në ekonominë e vendit.

Sipas tij, masat dhe shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e ekzagjeruar. 

Bumçi u shpreh se në perëndim, me këto tregues që ka Shqipëria, viktima dhe të infektuar, asnjë vend nuk do të ishte izoluar

Është ekzagjeruar shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore?

"Treguesit shëndetësorë tregojnë që po. Me këto tregues perëndimi nuk do të ishte izoluar. Këto nuk janë as treguesit e një gripi sezonal. Nëse vdes nga arsye të tjera është më pak e rëndësishme? Kemi njerëz që kanë vdekur për shkak të mosmarrjes së shërbimeve. Kemi patur edhe shtyrje të operacioneve.

Turizmi përbën 22% të PBB. Me letra, me sigurime shoqërore janë 93 mijë qytetarë të punësuar. 45 mijë në hoteleri, rreth 50 mijë në bare, restorante etj. Kemi sektorë zinxhzirë që lidhen me turizmin. Bujqësia, industria e ndërtimit, shërbimet, transporti. Nga 93 mijë me letra shkojnë në mbi 200 mijë të punësuar.

Tutirmi kërkon një klimë mikpritëse, duhet një klimë pozitive. Kovidi krijoi ankth, frikë për të dalë. Qeveria duhet të përgatisë që të dalë me sa më pak dëme. Duhet të mbështetesh te turizmi vendas, te Kosova, te Maqedonia", tha Bumçi.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...