Së fundmi kryeministri Edi Rama, ka thënë se fundjava e mbyllur do të vazhdojë, e diela pa makina do bëhet traditë nga tetori deri në mars 2021. Lidhur me këtë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një video të postuar në facebook, e cilëson si çmendurinë e rradhës. Vasili thotë se Rama do të marrë hak për besimtarët myslimanë që dolën në sheshe dhe në xhami për faljen e Fiter Bajramit.