Berisha:Po vidhen me dokumenta 480 milione leke!

Tuesday, 26 May 2020 10:55

Vidhen me dokumenta 480 milione leke!

Super skandal, Gjeneral Hashai dhe Edvin Hajduti vjedhin me dokumenta 480 milione lek.
Me te drejte mund te pyesni se si po behet kjo vjedhje?!

Autoret e saj kane gjetur nje menyre shume te trashe por tani qe narkodrejtesia eshte ne xhepin e kreut te narkoshtetit nuk ka nevoje te sofistikojme.
Prandaj hajdutet vepruan si vijon:

Pasi shpallin tenderin e uniformave dhe e anulluan ate sepse u kapen me presh ne dore, hapen me vone proceduren e dyte. Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.
Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, pra rreth 240,000 artikuj me pak por hajnat shumen në dispozicion nuk ndryshojne ; ajombetet po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!
Kjo diferencë sipas ekspertëve lë një fitim neto prej 480.000.000 lek për hajdutet kryesor te kesaj vjedhje me këtë tender konkretisht te perfaqesuar nga famozi Plaurent Ndreca dhe Don Agaçio Dhuratmadhi!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje dr ketu me poshte po ju dergoj historikun me fakt dhe dokumente te vjedhjes se 480,000,000 lekve me nje tender ne ministrine e brendeshme me bekim te kryeministrise.

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.
Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.
Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 Maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.
Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.
Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?
Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar. Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera.
Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.
Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.
Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.
Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh ,”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.
Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.
Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.
Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.
Mësoni, se çfarë kanë bërë!
Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.
Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!
Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.
Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.
Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!;
U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.
Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.
Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.


Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.
Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.
Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:
1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH - 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.
2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;
2,799,433,400 Lekë pa TVSH - 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit
3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.
2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.
Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.
Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.
Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.
Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!
Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.

Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...