Pollo:Mbrojtja e vlerave evropiane në vendet tona dhe promovimi i integrimit të mirëfilltë në BE të Ballkanit Perëndimor

Tuesday, 26 May 2020 12:40

Nga Genc Pollo
Ish kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian e ish ministër.
Në vazhdën e Samitit të Zagrebit, miqtë e zgjerimit të BE-së, qoftë në Ballkanin Perëndimor, qoftë brenda vetë Bashkimit, kishin arsye për ngazëllim. Perspektiva evropiane e gjashtë vendeve jo-anëtare në Evropën Juglindore u konfirmua përsëri nga krerët e BE-së. Aspirata për në BE e gjashtë vendeve gjithashtu u shpreh siç duhet. Përtej deklaratës solemne, BE mori gjithashtu masa në luftën kundër COVID-19 që barazonin Ballkanin Perëndimor me shtetet anëtare. Kufizimet e eksportit për pajisjet mjekësore kritike u hoqën dhe gjashtë shtetet u lejuan të marrin pjesë në prokurimin e përbashkët të BE-së për furnizimet me këto pajisje. Brukseli gjithashtu ofroi ndihmë të madhe financiare për të kapërcyer pasojat e pandemisë.
Zhvillimi fundit e më i rëndësishëm në lidhje me Perspektivën Evropiane ishte vendimi i Këshillit Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kur Këshilli tetorin e kaluar e shtuy këtë vendim u reagua me zë të lartë se ndodhi një "gabim historik" që do të shkatonte zhgënjim të pakthyeshëm në Ballkan dhe do të lehtësonte penetrimin e fuqive të treta jo miqësore.
Vendimi pozitiv i Këshillit në fillim të kësaj pranvere nuk bëri shumë bujë pasi Evropa dhe bota po luftonin me koronavirusin. Megjithatë ai mbetet shumë i rëndësishëm. Sidoqoftë, në retrospektivë, reagimi i tetorit duket i ekzagjeruar. Një kqyrje e mprehtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe e "të avancuarve " dhe e "të prapambeturve" në rajon, do të nxirrte në pah se problemet nuk qëndrojnë tek një popullsi që adhnohet me "ëndrrën europiane" dhe as tek një enklavë brenda BE-së, e cila bie pre e fuqive jo euroatlantike. Problemet aty janë lokale dhe kanë të bëjnë, para së gjithash, me ato që në zhargonin e BE-së njihen si Kriteret e Kopenhagës - "stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut".
Një monitorim i kohëve të fundit nga Reporterët pa Kufij mbi përkeqsimin e lirisë së medias në rajon ku "të avancuarit" rezultojnë më dobët se të tjerët. Raporte të tjera si p.sh. nga Freedom House tregojnë dobësim të ngjashëm lidhur me shtetin ligjor e demokracinë.
Argumenti i fortë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut ishte zgjidhja e mundimshme nga Shkupi e problemeve pezull me dy fqinjët e saj. Sidoqoftë, performanca e reformave të brendshme në të dy vendet ishte e dobët edhe nëse i lemë mënjanë skandalet e nivelit të lartë dhe reagimin zyrtar mizerabël ndaj tyre.
Në rastin e Shqipërisë, fillimi faktik i negociatave është i kushtëzuar me përmbushjen e 15 kushteve specifike të përcaktuara nga Këshilli Evropian. Këto kushte duke nisur fillimisht nga pesë prioritetet kyç të Komisionit erdhën e u shtuan me kalimin e viteve. Shumë syresh, si ndjekja penale e blerësve të votave dhe manipuluesve të zgjedhjeve, si dhe heqja dorë nga ligjet kufizuese ndaj medias të dhjetorit 2019, reflektojnë probleme të reja të krijuara nga partia në pushtet.
15 kushtet e Shqipërisë simbolizojnë përkryer përkeqësimin në tërësi lidhur me Kriteret e Kopenhagës. Ato kundërshtojnë optimizmin Panglossian të raporteve të Komisionit mbi Shqipërinë, të cilat promovouan imazhet e suksesit të rremë.
Nuk është se ekzekutivi i BE nuk e kishte idenë e situatës reale në terren. Strategjia e Komisionit për Ballkanin Perëndimor e prezantuar në shkurt të 2018 e përshkroi gjendjen me terma të vrazhda por realiste tek paraqiste krimin dhe korrupsionin në ofiqet më të larta. Problemi ishte se Komisioni nuk bëri pothuajse asgjë në lidhje me problemet, pavarësisht fjalëve të tyre kishin peshë dhe se kishin edhe plot mjete të tjerë në dispozicion. Disa në Bruksel madje shkuan aq larg sa hidhnin penalata mbi fasadat potjemkine të qeverisë shqiptare.
Përzierja e jashtzakonshme e qeverisë me botën e krimit, përfshirë emërimin e burgaxhive në ofiqe shtetërore, përfshirje qeveritare në kultivimin e organizuar të kanabisit në mbarë vendin, grand-korrupsioni i paprecedentë, së bashku fenomene më konvencionale si përqendrimi i pushtetit dhe dobësimi i kontrolleve e i ballancës në të, nuk arritën të pasqyroheshin në raportet periodike të BE-së; madje as nuk parandaluan nga deklaratat përgëzuese nga Brukselit. Nga ana tjetër, kjo rezultoi kundërproduktive mbasi inkurajoi pushtetarët e Tiranës të linin mënjanë përpjekjet serioze për reforma dhe të investonin në propagandë e lobim. Shembja e paligjshme dhe e dhunshme e Teatrit Kombëtar së fundmi, edhe përballë paralajmërimeve nga të gjitha anët përfshirë edhe nga Komisioni, e ilustron trishtueshëm këtë situatë.
Kur topi u kaloi shteteve anëtare, nuk duhej të ishte befasues fakti se deputetët e partisë së kancelares gjermane Merkel, të mirë informuar për gjendjen reale, morën iniciativën për vendosjen e kushteve të reja në lidhje me shtetin ligjor. Francezët dhe hollandezët vijuan duke shtuar kushte të tjera.
"Europianizimi" i mirëfilltë i vendeve që aspirojnë BE-në është dhe duhet të mbetet përgjegjësi e shoqërive të tyre dhe e klasës politike përkatëse; por institucionet e BE mundet të ndihmojnë vërtet shumë.
Përvoja me Shqipërinë rikonfirmon mençurinë e "dashurisë së ashpër". Një qasje e sinqertë dhe e vërtetë ndaj standardeve të përcaktuara është ndihma më e mirë për popullin shqiptar dhe për të gjithë rajonin. Madje mund të themi edhe se kjo qasje është edhe më luajale ndaj vetë BE-së. Mbulesa e jusitifikimi I zullumeve ndihmon vetëm "korruptokratët" që natyrshëm nuk janë të interesuar për vlerat evropiane.
Metodologjia e rishikuar e zgjerimit dhe rivendosja e besueshmërisë së proçesit, duke cituar Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi, janë një fillim i mbarë. Vlerësimi i mirëfilltë i përmbushjes së kushteve, sigurisht që do të ndihmonte afrimin e negociatave.
Përmbushja e mirëfilltë e kushteve, shpresoj që të ndihmojë Shqipërinë të rivendosë normalitetin e saj kushtetues pasi Parlamenti dhe pushteti vendor ngjajnë me organe njëpartiake. Shpresoj gjithashtu se kjo do të kontribuojë që institucionet gjyqësore që po krijohen të mos kapen ab ovo nga pushteti.
Botuar fillimisht (anglisht) më 24 maj 2020 në gazetën New Europe me seli në Bruksel

https://www.neweurope.eu/article/safeguarding-european-values-at-home-and-promoting-genuine-eu-integration-of-the-western-balkans/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...