Masat drastike duke mbyllur bizneset dhe rritja rekord e shpenzimeve, e kthejnë buxhetin 8 vite pas

Tuesday, 26 May 2020 15:06

Masat e marra nga qeveria në përgjigje të pandemisë Coronavirus, e kanë kthyer buxhetin e shtetit 8 vite pas,  sa i takon performancës në të ardhura. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, në muajin Prill 2020 rezulton të jetë mbledhur niveli më i ulët i të ardhurave totale që nga viti 2013.  Konkretisht në muajin Prill u mblodhën afro 28.9 miliardë lekë apo 233 milionë euro nga 30.7 miliardë lekë  apo 247 milionë euro që u mblodhën në vitin 2013. Ndërsa në të gjithë periudhën tjetër Prill 2014-2019, të ardhurat në arkën e shtetit janë më të larta.

Kjo performancë ka ardhur për shkak se një sërë biznesesh janë mbyllur përkohësisht, duke u përjashtuar nga detyrimet tatimore, si dhe  janë marrë masa për pezullimin e tatim-fitimit për subjektet e vogla si dhe shtyrjen e afateve të pagesave për bizneset e mëdha. Ndërsa një pjesë  e mirë e humbjeve vjen nga TVSH-ja si rrjedhojë e rënies së importeve dhe konsumit.  Ndërkohë në anën tjetër, Prilli 2020 regjistron nivelin më të lartë të totalit të shpenzimeve të bëra në 8 vite, raporton Scan

Konkretisht gjatë muajit që lam pas janë shpenzuar rreth 41.7 miliardë lekë apo 336 milionë euro, ndërsa në Prill të 2013 regjistrohen në 39.6 miliardë lekë. Shpenzimet më minimale janë bërë në Prill 2016, me 32.2 miliardë lekë apo 259 milionë euro. Ndikimin më të madh në rritjen e shpenzimeve e kanë dhënë ato për ndihmën ekonomike dhe asistencën sociale, ku u vendos dyfishimi i pagesës gjatë periudhës së pandemisë.

Të ardhurat në buxhet

Prill 2013  30.7 miliardë lekë

Prill 2020    28.9 miliardë lekë

Shpenzimet totale

Prill  2013   39.6 miliardë lekë

Prill 2020   41.7 miliardë lekë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...