Dade për A-Show: Nuk e besova prishjen e Teatrit, Veliaj jo alternativë, mori të gjitha kusuret e Ramës

Tuesday, 26 May 2020 23:09

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, një nga ikonat e kësaj partie në vite, Arta Dade, e ftuar në A-Krasta Show e ka quajtur një obsesion 20 vjeçar të Ramës për të prishuar Teatrin.

‘Unë nuk e besoja, sepse kam qenë edhe në një komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesen e ‘Europa Nostra’, i pata thënë se nuk do të arrihet deri aty sa të shembet.

 
 

Madje duke patur edhe një lloj besimi te kryetari i Bashkisë.

 
 
 

Praktikisht na rezulton që Veliaj nuk është alternativë, por një mbështetës i flaktë i Edi Ramës.

 
 

Dhe unë besoja që duke qenë i ri në karrierën politike, nuk do merrte të gjitha kusuret e Edi Ramës.

Vetë Teatri ishte në autoritetin e Ministrisë së Kulturës.

Nuk ka sesi një Teatër Kombëtar t’i përkasë Bashkisë së qytetit.

Bashkia mund të ketë disa metra por prishja e Teatrit është një akt i paprecedent.

Jam ndjerë shumë keq atë natë.

Dhe në orën 9.00 kur pashë dhunën e policisë të cilën kryeministri e mohonte edhe ndaj grave, më kujtohet vetja kur policia bënte masakër me liderët e opozitës.

Pra më është kujtuar kur janë dhunuar gratë deputete, por edhe gazetarët, por edhe ajo fotoja me atë djalin me fytyrë në tokë, por një kryeministër që të paktën të thoshte nuk e kam parë, jo më ta mohonte.

Herën e dytë kur u bëra Ministre e Kulturës e kam pasur Teatrin në tryezë.

Edi Rama ka pasur këtë obsession.

Se të kesh një obsesion të tillë kaq të gjatë në kohë, gati 20 vite, është e pakuptueshme për një normal.

Ai ka pëlqyer që të çonte miqtë e tij në drejtime siç bëri me Mirela Kumbaron në krye të Ministrisë së Kulturës.

Dhe vëllai i Kumbaros ka qenë një nga mbështetesit për të prishur teatrin.

Jam ministrja e vetme që kam dhënë një fond për rikontruksuonin e Teatrit.’

Login to post comments