Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferma.
"Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithçka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.
Por ironia është se fermerët kudo nëpër Shqipëri, sidomos në Lushnje, po hedhin produktet e tyre pasi nuk u shiten.
Sërish, kryeministri e gjeti fajin te fermerët.
"Si mund të rrish me një lopë e dy dhi dhe të thuash të ma blejë shteti. Krahasuar me 5 apo 6 vite më parë është një situatë tjetër nga ana e organizimit. Pikat e grumbullimit janë rritur. Po modernizojmë sistemin e mjeljes. Këta ferma janë shembuj të qartë të Rilindjes të bujqësisë. Problemet e bujqësisë janë të trashëguara. Por unë kam besuar e besoj tek Rilindja e cila po bëhet përditë e më shumë realitet”, deklaroi Rama.