Policia e Durrësit shkul çadrat dhe shezlongët nga plazhi, gjobit e kërcënon pronarët

E mërkurë, 27 May 2020 14:46

Policia ka shkulur me forcë, çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur në breg të detit në Durrës dhe ka gobitur pronarët e tyre, për zaptim dhe thyerje të masave ndaj përhapjes së koronavirusit. Policia dhe bashkia e Durrësit së bashku kanë bërë edhe një paralajmërim, shoqëruar me kërcënim, se lejet për vendosjen e çadrave do të jepen vetëm nga Qeveria  

Bashkia e Durrësit njoftoi se “Policia bashkiake  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

Gjatë këtij aksioni janë gjobitur  personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës. Policia bashkiake ushtron kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje.

 
 
 
 
 
 

Bashkia e Durrësit i bëri thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit të mos ndërmarrin inisiativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...