'Turp për moralistin drejtor/ Maskarallëk për shefat e tij politikë që heshtin'

Premte, 29 May 2020 19:19

Pak ditë më parë, videoja e rëndë e dhunës së një të riu u bë virale në rrjet, ku të shumtë ishin ata që dënonin sjelljen e policëve, që kishin shtrirë në tokë pranë liqenit artificial të Tiranës, dhe godisnin me forcë 15-vjeçarin Sarandi Çobo.

Për këtë rast foli sot sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 
 
 

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, Veliu tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë.

 
 
 

Por nuk vonoi shumë dhe e vërteta doli në shesh. Videoja në fjalë ishte marrë një film ku kishte luajtur edhe zonja.

 
 

Por sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, edhe sikur nëna e djalit të ishte ashtu siç e përshkruan Veliun, sërish kjo nuk e justifikon dhunën policore. 

"Le ta zëmë se e ëma e atij djalit që u rrah nga policia është ashtu siç e prezanton në publik Drejtori i Përgjithshëm, e ç'a pastaj?! Kjo është arsye që policët të masakrojnë djalin e saj në mes të rrugës?! Çfarë logjike është kjo?! Politike?! Policeske?! Moraliste?! Nejse, më vjen mirë që ndjehen si vaji në lakra se tregojnë hapur se kush janë, çfarë mendojnë e kujt i shërbejnë. Me ligjin sigurisht që kanë zero lidhje.

TURP për moralistin Drejtor! MASKARALLËK për shefat e tij politikë që heshtin! Krim i rëndë i kryer nga ata policë që dhunuan një djalë të ri, pa asnjë shkak! Jam me zonjën dhe djalin e saj", shkruan Ylli Manjani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...