Afati për Reformën Zgjedhore drejt skadimit? Vasili: Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit

Saturday, 30 May 2020 21:22

Ka përfunduar pas më shumë se 4 orësh diskutime mbledhja e radhës e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndënëse afati kur kjo reformë duhet të përmbyllet është pranë përfundimit, palët ende nuk kanë arritur një konsensus për çështjet më të rëndësishme të saj.
Përdorimi i teknologjisë, mënyra e ankimimit dhe sistemi zgjedhor ishin çështjet e diskutuara sërish në takimin e sotëm, për të cilat ende nuk ka një dakordësi.

Përfaqësuesi i opozitës në këtë tryezë Oerd Bylykbashi deklaroi pas takimit se PS tregoi edhe njëherë se nuk heq dorë nga vjedhja e votave dhe mbushja e kutive.

Ndërsa Petrit Vasili tha se me qëndrimin që po mban mazhoranca kërkon të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij qëllimi i vetëm i PS është që të minojë reformën zgjedhore.

"Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë të bëhen me ligj. PS me një votim korrekt nuk i fiton zgjedhjet. Tani kërkon të mbushë kutitë në tavolinë e të numërojë votat vetë ashtu si bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet nga standardet bazike dhe të hyjë në një rrugë pa krye. Sot ka vetëm një strategji të PS ta minojë reformën zgjedhore dhe të shkojë drejt logjikës së faktit të kryer", u shpreh nënkryetari i LSI.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...