Këshilli Politik ende pa marrëveshje për zgjedhoren, Opozita: Kërkesat tona u refuzuan, PS po minon reformën

Saturday, 30 May 2020 21:44

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e sotme e cila zgjati për mëse 4 orë, palët duket se ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore në vend. Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Petrit Vasili u shpreh se ende nuk ka marrëveshje sa i takon përket implementimit të teknologjisë në procesin e votimit.
“Me një votim normal s’mund t’i fitojë këto zgjedhje edhe është kapur si i mbyturi pas një fije bari qe të marrë e vjedhë votat në tavolinë. Të mbushë kutitë në tavolinë ashtu siç bëri në 30 qershor që ju deshën më shumë se 4 javë për kutitë që i mbushte. Pa kthim është asnjë cm më poshtë nga standardet që tani ekzistojnë e të hyjmë në një rrugë që s’ka ekzistuar kurrë.
Sot PS ka vetëm një strategji. Ta minojë reformën të rrëmbejë votat në komisione të paligjshme dhe të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të Reformës Zgjedhore dhe të bëjë sikur harron që tre çështje të mëdha në 15 kushtet janë Reforma Zgjedhore zbatimi i saj dhe hetimi i Krimit Elektoral.” u shpreh Vasili.
Ndërkohë për përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi, propozimet e opozitës pavarësisht se garantojnë votën e zgjedhësve janë refuzuar.
“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit të opozitës, ne jemi përballur me refuzim të çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. Deri më sot opozita cdo kërkesë që ka bërë i është refuzuar nga PS, që nuk ka në interesin e saj interesin e zgjedhësve”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...