Eshtë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Norman Duncan, reagon pas dështimit të konsensusit mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Ambasadori Duncan shkruan se Këshilli Politik u krijua për të sjellë një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe sot është dita për ta vënë popullin shqiptar të parin dhe për të gjetur dakordësi.
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, thotë ambasadori britanik.