Vasili publikon dokumentin zyrtar: Propozimet e opozitës janë paraqitur që më 9 mars. Nuk ka asnjë kusht shtesë

Hënë, 01 June 2020 14:41

Petrit Vasili, një nga anëtarët e Këshillit Politik, ka zbuluar sot me dokumente, prapaskenat që ka luajtur mazhoranca derisa bëri të mundur dështimin e Reformës Zgjedhore, pikërisht kur po shkonte drejt fundit të saj. Vasili tregoi se Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS, propozimet e Opozitës së Bashkuar i ishin dërguar 83 ditë më parë.

Vasili i solli në Fb këto fakte para qytetarëve sot: "Propozimet e Opozitës së Bashkuar janë paraqitur në Këshillin Politik që në 9 mars, plot 83 ditë më parë! Çdo pretendim për kushte shtesë është thjesht mashtrim për të legjitimuar rrëmbimin e zgjedhjeve në tavolinë nga Rilindja. Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Këshilin Politik".

STATUSI I PLOTE
Propozimet e Opozites se Bashkuar jane paraqitur ne Keshillin Politik qe ne 9 mars plot 83 dite me pare!
Cdo pretendim per kushte shtese eshte thjesht mashtrim per te legjitimuar rrembimin e zgjedhjeve ne tavoline nga rilindja.
Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Keshillin Politik.(FOTO).

  • foto galeri
  • foto galeri
Modifikuar më Hënë, 01 June 2020 16:20