‘Zgjedhorja’, Rama: ODIHR, kundër përfshirjes së elektronikës. Ja çfarë rezultoi nga eksperimenti që bëmë në PS

E Enjte, 04 June 2020 13:32

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke folur për Reformën Zgjedhore, dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

“Që pas zgjedhjeve të 2017 ne kemi kërkuar realizimin e Reformës Zgjedhore, dhe unë e kam thënë që atëherë që nëse duam të përfshijmë elektronikën në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ishim angazhuar menjëherë, pasi është një sistem që kërkon kohë për tu vënë në përdorim”.

“OHDIR nuk ka qenë asnjëherë entuziast për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, për të gjithë kërcënimet që dihen për futjen e saj. Nëse teknologjia futet në zgjedhje ajo duhet që të jetë me faza, dhe jo menjëhëerë, që tiu jepnim mundësi të gjithë njerëzve që të kishin në dispozicion dhe teknologjinë”.

“Prandaj kemi angazhuar një proces të tërë edhe të eksperimentimin të teknologjisë, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi, për të parë reagimin e shtresave të ndryshme në raport me teknologjinë. Dhe e gjithë puna e bërë na ka treguar se futja e teknologjisë ofline, është e mundur, dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që ne kemi. Kërkuam që kjo të fillonte me zgjedhjet lokale të 2019-tës me një projekt pilot në një apo dy zona, dhe më pas të nxirrnim konkluzione, që më pas të bënim shtrirjen e tij në të gjithë vendin”.

Kjo nuk ndodhi për shkak se axhenda ishte dhe është tjetër e opozitës, koha vrapoi, dhe siç ndodh zakonisht kur ne jemi në metrat e fundit të marrjes së një vendimi të rëndësishëm në BE, dhe ka një të mirë, që edhe pse ne mund ti gjenim votat në këtë Kuvend, pa pritur asnjë lloj autorizimi nga ata që braktisën Kuvendin, ne nuk e bëmë këtë, duke shtyrë më shumë se një herë afatet.

Në çdo vend nuk ndodh që mazhoranca që ka votat në Kuvend ta bëjë Reformën me konsensus, Greqia ndryshoi një sistem të gjithë pa pyetur fare opozitën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...