VOA/Mineapolis, ceremoni përkujtimore për George Floyd

E Enjte, 04 June 2020 22:10

Në Mineapolis po zhvillohet një nga tre ceremonitë përkujtimore për George Floyd, i cili vdiq ndërsa po arrestohej nga një polic i bardhë më shumë se një javë më parë. Vdekja e tij nxiti protesta mbarë-kombëtare, të shoqëruara me plaçkitje e shkatërrime dhe me ballafaqime me policinë.

Aktivisti për të drejta civile Al Sharpton do të drejtojë shërbesën e mbyllur të enjten ku do të marrin pjesë miq dhe të afërm të viktimës.

Trupi do të vendoset për homazhe të shtunën në Karolinën e Veriut, ku lindi George Floyd, pasuar nga një shërbesë e madhe të hënën në Hjuston, ku ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës.

Protestuesit e mirëpritën ngritjen e akuzave ndaj tre policëve të tjerë që ishin në skenën e ngjarjes kur u arrestua George Floyd.

Ndërkaq protestat kanë vazhduar këto ditë në qytetet kryesore të vendit. Në Uashington, ora policore është tani 21 e mbrëmjes, pasi fillimisht kryebashkiakja Muriel Bowser kishte caktuar orën 19.

Në Detroit shefi i policisë ka thënë se nuk do të ndalojë protesta paqësore, ndërkohë që kryebashkiakja e Siatellit ka ndaluar urdhrat për orën policore që fillimisht ishin deklaruar në zbatim deri të shtunën.

Protestat filluan pasi u bë publike një video e 46-vjeçarit afrikano-amerikan George Floyd i mbërthyer me këmbën në fyt nga një polic i bardhë për më shumë se tetë minuta, deri sa ai nuk lëviz më dhe duket se nuk reagon. Polici që mban të mbërthyer viktimën është akuzuar për vrasje me qëllim të grades të dytë dhe vrasje pa paramendim; tre policët e tjerë janë akuzuar për ndihmë në kryerjen e një vrasjeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...