Deklarata e Kim se topi është në anën e opozitës/Meta tregon telefonatën me Bashën:Mesazhi im ka qënë që opozita t'ju japë besim qytetarëve.

Premte, 05 June 2020 13:12

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, i pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim se “topi është në anën e opozitës”, u shpreh se ka zhvilluar vetëm një telefonatë me zotin Basha në lidhje me këtë cështje.

Meta tha se në këtë telefonatë i ka thënë Bashës se opozita e bashkuar duhet të shkojë në tryezën e Reformës Zgjedhore me kërkesa realiste , për të ngjallur sa më shumë besim tek qytetarët.

Kreu i shtetit vlerësoi po ashtu se me propozimin francez për integrimin e vendit tonë në BE, duket se Shqipëria ka ngelur shumë pas.

Ilir Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: gjithçka për konsensus. Mesazhi tjetër ka qenë që të mos paraqesin listë dëshirash, por të qëndrojnë qartë në elementë bazikë, për të cilat do të kenë mbështetje edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Mesazhi i fundit për sot është se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e integrimit të vendit, por edhe mund të bëjmë hapa pas.

Mund të humbasim edhe cfarë kemi arritur. Bëj thirrje që të jo vetëm mos të humbim drejt rrugës europiane, por edhe të fitojmë më shumë. kam pasur vetëm një telefonatë me zotin Basha. Mesazhi im ka qenë që opozita t’ju japë besim qytetarëve shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...