Në orën 19:30 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik.
Burimet për Syri.net theksojnë se mbledhja në fjalë është kërkuar nga OSBE, ndërsa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj.
Dy anëtarët e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të jenë në mbledhje, gjë që është konfirmuar ende zyrtarisht edhe nga mazhoranca.
Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS në tryezë, në këto momente është në takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Ndërsa kreu i PD, Basha, është duke kryer një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, dhe ekspertët.