Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i BE Luigi Soreca, britaniku Norman dhe Bernd Borchardt i OSBE do të vëzhgojnë sot mbledhjen e Këshillit Politik.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se ata janë pjesë e tryezës mes palëve politike teksa duket se sot do të ketë një konsensus.
Mbledhja është kërkuar nga vetë opozita pas një sërë takimesh nga lideri demokrat Lulzim Basha në selinë e PD.
Ngërçi i depolitizimit të administratës zgjedhore do të tentohet të zhbllokohet sot që do të çonte dhe në një marrëveshje përfundimtare.