Presidenti Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, Meta thekson se ky është ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Presidenti Meta bën apel që konsensusi të vazhdojë edhe për çështje të tjera.
Reagim i plotë i zëdhënësi:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
Falënderime edhe partnerëve tanë evropiane për durimin e tyre!
Falënderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen evropiane të Shqipërisë!