sh deputeti i PD, Ervin Salianji ndërsa foli për marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, tha se kjo “është fitore e Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi”.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji u shpreh se me arritjen e marrëveshjes u bë vetëm hapi i parë, ndërsa theksoi se deklaratën e Ambasadores së SHBA se “topi është në fushën e Bashës” i lexon si “ndryshim kursi”.
“Së pari, është arritur ajo që nuk ka qenë për shumë vite në Shqipëri. Ne kemi arritur të shmangim mbledhjen e kartave, do bëhet identifikim biometrik 100%. Qeveria do të ketë një komision, trupa të ndryshme të balancuara. Do të identifikohesh përmes gishtit kur të shkosh tek kutia e votimit, që mos të votosh dy herë e të mos votoj unë për ty. Arritja e sotme pavarësisht çfarë ka bërë Rama, ai ka dashur që mllefin popullor ta fitojë me teknalitete, sot i ra tërësisht. Është fitore kjo e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike e opozitës në tërësi.
Sot është shumë e rëndësishme që të kthehet institucioni i votës së lirë. Sot kemi bërë një hap përpara. Listat e hapura duhet të kenë presion publik, por e rëndësishme është të garantojmë njëherë zgjedhjet. PD kërkon të hapë listat, çështja është të garantojmë zgjedhjet. Ne jemi gati për lista të hapura. Ky zgjedhjet i do si luftë. Amerikanët po duan ta heqin Ramën, se e kanë thënë disa herë “Basha është e ardhmja, topi në fushën e Bashës”, unë i lexoj këto si ndryshim kursi. Në qendra votimi do të ketë kamera gjatë votimit që do ketë kontroll, Nuk do lejohen më këta banditët apo kushdo që rri në perimetrin e KZAZ, vetëm votuesit. U hodh një hap, zgjidhja është qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Miratimi i Reformës është hap parë, i dytë është implementimi dhe i treti ndëshkimi. Ky është vetëm fillimi. Ne do garantojmë votën e do vijmë në pushtet me votë të lirë”, tha Salianji.