“Venecia” rrëzon për herë të dytë brenda muajit qeverinë, ja drafti final për Paketën Antishpifje.

Saturday, 06 June 2020 10:39

Pas opinionit në lidhje me procedurën për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias ka paraqitur një tjetër opinion që rrëzon maxhorancën.

Komisioni i Venecias
Këtë herë, opinioni i “Venecias” ka rrëzuar projektligjin e hartuar nga maxhoranca si pjesë të asaj që ndryshe është quajtur si Paketa Antishpifje. Paketa, e cila pasi u kundërshtua nga shoqatat e medias, presidenti dhe opozita, u dërgua në “Venecia” nga vetë Këshilli i Europës, përkundër të gjitha rasteve të tjera kur opinioni i Komisionit është kërkuar nga Parlamenti ose nga Presidenti. Në draftin e siguruar nga gazeta “Panorama” ngrihen dy shqetësime kryesore.

E para, sa i përket rolit që luan Autoriteti i Mediave Audovizive në ligjin e ri dhe gjithashtu për nivelin e lartë të gjobave që aplikohen për mediat online, në rastet kur kapen në shkelje, duke e cilësuar këtë si një mënyrë për t’i vënë gazetarët nën presion.

“Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi. Së dyti, është e paqartë nëse anëtarët e AMA-së dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit”, thuhet ndër të tjera në raportin e Venecias.

Më tej, në dokument thuhet gjithashtu se nuk mbështet parashikimet ligjore, të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave online në rast ankimimi në Gjykatë, duke kërkuar gjithashtu që sanksionet e rënda s’duhet të zbatohen menjëherë.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media.

Procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të kenë fuqinë të rishikojnë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave, të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë”, theksohet në raport.

Më tej, në konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias thuhet se paketa vuan nga paqartësia dhe mund të ketë ndikime negative sa i përket lirisë së medias sidomos asaj online.

“Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një efekt të ftohtë, që shtyp lirinë e medias dhe fjalimin politik në sektorin shqiptar të Internetit”, thekson raporti.

PRESIDENTI Pas këtij raporti të “Venecias” nuk vonoi reagimi edhe nga Presidenti Meta. Ishte këshilltari i tij, Tedi Blushi, që në një mesazh në rrjetet sociale, shkroi se ky është një lajm pozitiv për Shqipërinë dhe se kreu i shtetit ndihet falënderues karshi miqve ndërkombëtarë. “Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave”, deklaroi ndër të tjera Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...