Miq, marreveshja e djeshme dhe zbatimi i saj adreson njeren nga çeshtjet madhore, me te cilen u perballen dy zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, konkretisht ate te administrimit te votes se hedhur ne kuti. Dhe kjo shenon nje arritje per tu pershendetur.
Ne te vertet, ajo eshte larg se qeni reforma elektorale e plote por perseri vlen te pershendetet.
Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund te pastrohet nga votat e shumta te konstatuara nga ODHIR me leter njoftimet, votimet familjare, votimet disa here.
Marreveshja eshte per tu pershendetur gjithashu se ajo beri te deshtoje nje perpjekje e hapur per ti varur ujkut ne qafe melçite e qengjit, dmth per ti besuar administrates militante socialiste te narkoshtetit administrimin e votes se qytetareve shqiptar dhe shnderruar opoziten thjesht ne nje OJF vezhguese te procesit te administrimit te zgjedhjeve.
E tera kjo e bazuar ne nje realitet qe nuk ekziston.
Cdo njeri vertet do preferonte nje trup te depolitizuar ne administrimin e zgjedhjeve por ne Shqiperi dhe per hir te se vertetes dhe ne shume e shume vende te tjera kjo mund te realizohet vetem duke shpallur te depolitizuar ata te cilet vetem te tille nuk jane.
Theksoj dhe njehere se per nje proces zgjedhor te lire dhe te drejte, administrimi eshte vetem nje shtylle e tij apo vetem nje kapitull ne kodin elektoral.
Kapitujt e tjere te ketij kodi, shtylla te tjera te procesit elektoral siç jane nderhyrja e shtetit qe ishte masive ne dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria,vshkeljet flagrante te cituara ne raportin e fundit te ODHIR te konentave nderkombetare si Kartes se Kopenhagenit, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut eshte e detyrueshme te adresohen.
Pikerisht per keto probleme madhore ODHIR ne dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet me te shumta dhe ato nuk jane prekur fare. Ndaj ne rastse flasim per nje reforme elektorale per nje proces zgjedhor te drejte dhe te lire apo brenda standarteve nderkombetare eshte e domosdoshme qe te adresohen.
Perveç ketyre, ne nje problem apo kapitull tjeter madhor qe nuk eshte trajtuar fare eshte çeshtja e listave te votueseve tmerrsisht te manipuluara kater vitet e fundit. Po ju rikujtoj ketu qindra e mijra banore te fshatrave te Tiranes qe ishin rregjistruar si votues ne Bashkine e Durresit etj etj.
Une jam ne dijeni te manipulimeve antiligjore te procesit kater vitet e fundit me listat. Ceshtja e listave duhet te marre zgjidhje te plote dhe transparente ne rast se duam nje proces zgjedhor brenda standarteve nderkombetare.
Per te gjitha keto, mendoj se marreveshja e djeshme shenon vetem nje etape te reformes se plote elektorale.
Se fundi, me duhet ti them Edvin Rames, te cilit i ka kallur daten revolucioni, se qe te shpetosh prej tij ke vetem nje rruge; prano
1-Vetingun e politikaneve dhe qeveritareve dhe zyrtaeve te larte
2-Testin e Droges
Ne rast te kundert urrejtja e popullit jo ne Surrel po po ne majen e Dajtit do te ngjitet!
Populli do merret me ty! sb