Gjithçka që duhet të dini, mbi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

Saturday, 06 June 2020 15:48

Më në fund u arrit.

Dy vjet pas ndërprerjesh dhe rifillimesh të tryezave politike për reformën zgjedhore, pas ecejakesh të faktorit ndërkombëtar dhe 3 netësh radhazi ngujimi në ambasadën amerikane në Tiranë, partitë politike nënshkruan mbrëmë marrëveshjen e shumëpritur, që synon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si një kusht kryesor i BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët përshëndetën arritjen e konsesnsusit si një ‘adresim të një kushti kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE, gjë që e çon Shqipërinë një hap më pranë të ardhmes së saj në BE’.

Në Mars të këtij viti, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE hapi dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ndonëse nuk caktoi ndonjë datë. ‘Ky është një sinjal i mirë për progresin e ardhshëm në reformat e nevojshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE’ theksohet në deklaratën e përbashkët Borrel dhe Varhelyi.

SHBA: Marrëveshja mes palëve ‘një moment historik’

‘Liderët e Shqipërisë lanë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre dhe punuan për të arritur një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar’ theksohet në një deklaratë të ambasadës Amerikane në Tiranë.

Vullneti i popullit shqiptar në proceset zgjedhore post-komuniste është deformuar nga parregullsi, blerja e votës, manipulimi i rezultatit. Në raportet përfundimtare të misioneve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR-it, që ka vëzhguar dhe monitoruar këto procese, zgjedhjet nuk janë vlerësuar ‘të lira dhe të ndershme’ por ‘ më të mira se ato të mëparshmet’.

Sakrifikimi i depolitizimit për të arritur marrëveshjen

Administrata zgjedhore thellësisht e politizuar ka qenë një nga shkaqet kryesore të parregullsive kronike të proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Marrëveshja e tanishme mes palëve nuk i depolitizon komisionet zgjedhore. Palët ranë dakord që formula e përbërjes së tyre në zgjedhjet parlamentare 2021 të mos ndryshojë dhe të vijojë me përfaqësues të partive politike në garë.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR-it, që kjo reformë merr përsipër të plotësojë. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore ka qenë pika ku PD nuk ka qenë dakord, deri në momentin e fundit, me arsyetimin që angazhimi i nëpunësve të administratës publike si komisionerë, si propozoi maxhoranca socialiste, nuk përbënte depolitizim, pasi sipas saj kjo administratë është e politizuar.

‘Sakrifikuam rekomandimin e rëndësishme të ODIHR-it, vetëm që PD të hyjë në garë politike. Kjo është gjëja më e rëndësishme që u arrit,’ u shpreh Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i maxhorancës socialiste në Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.

Por për PD dhe opozitën jashtë parlamentit, propozimi i maxhorancës socialiste synonte ‘kapjen e komisioneve zgjedhore,’ prandaj ajo e refuzoi.

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në këtë Këshill, u shpreh pas arritjes së konsensusit se ‘maxhoranca socialiste nuk i kapi dot dhe u tërhoq.’ Sipas marrëveshjes, depolitizimi i komisioneve zgjedhore do të bëhet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për zgjedhjet parlamentare 2021 do të riformatohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ).

Ku fokusohet marrëveshja?

Ajo fokusohet në identifikimin biometrik të votuesve. Palët marrin përsipër të mbështesin zbatimin e tij, për 100 për qind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, të mbështetura nga ekspertë ndërkombëtarë, në kushtet kur kjo është e mundur nga pikëpamja teknike.

Ndonëse përbërja e komisioneve zgjedhore do të mbetet me përfaqësues të partive politike në garë, marrëveshja, krahas riformatimit të KQZ përmban elemente depolitizimi në administrimin e zgjedhjeve dhe teknika që sigurojnë më shumë transparencë dhe pavarësi të administratës zgjedhore, në plotësim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Sipas marrëveshjes mes palëve, Kolegji Zgjedhor do të përbëhet nga gjykatës që kanë kaluar procesin e vetingut.

Ankimimet do të shqyrtohen nga ky kolegj dhe jo nga Gjykata Kushtetuese, si propozoi PD. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të bëhet për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare e lokale të vitit 2025.

Marrëveshja nuk përfshin ndryshimin e sistemit zgjedhor proporcional rajonal nga me lista të mbyllura në atë me lista të hapura pasi për trajtimin e kësaj ?ështjeje nuk pati konsensus.

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, që këmbëngul për ndryshimin e sistemit si instrument për qarkullimin e elitave politike, deklaroi se ‘ka marrë garanci nga SHBA dhe BE që bisedimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të vijojnë.’

A garanton marrëveshja zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Për presidentin Meta marrëveshja e sapo arritur ‘nuk është e mjaftueshme’ për të garantuar zgjedhjet.

Kurse kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, e cilësoi marrëveshjen ‘ një hap përpara për të mundësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme’. Kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij pas arritjes së marrëveshjes shprehu keqardhje që komisionet zgjedhore mbetën po njëlloj, me përfaqësues politikë.

‘Rëndësi ka që Lulzim Basha e PD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur. Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave’ u shpreh Rama në Twitter./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...