Shembja e Teatrit/ 'Diaspora për Shqipërinë e lirë' nis ofensivën e letrave ndaj qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare

Saturday, 06 June 2020 16:38

eksa në Shqipëri çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar duket se ka kaluar në plan të dytë me politikën dhe median që është përqëndruar te reforma zgjedhore, një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë jashtë vazhdojnë me lëvizjet e tyre.

Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e lirë" sapo ka nisur ofensivën e shkresave ndaj institucioneve Evropiane dhe atyre në vendet anëtare ku flasin për mënyrën brutale dhe anti-ligjore me të cilën qeveria në Tiranë rrafshoi godinën e Teatrit Kombëtar.

 

"Ne jemi ekstremisht të shqetësuar dhe të mërzitur për situatën në Shqipëri, mbi të gjitha pas prishjes anti-kushtetuese dhe anti-ligjore të godinës së Teatrit Kombëtar. Të dielën e 17 majit, godina e Teatrit u shemb në orën 4:30 të mëngjesit përmes një aksioni natën dhe në mjegull dhe me 1500 policë që përdorën dhunë ndaj artistëve. Një dyzinë gazetarësh, artistësh dhe anëtarë të shoqërisë civile u arrestuan ndërsa aksioni policor ishte kundër rregullave dhe ligjeve për punën e Policisë së Shtetit", thuhet në letrën dërguar Parlamentit Europian.

 
 
 
 
 

Grupimi njofton gjithashtu se, duke nisur nga dita e hënë do të niset disa letra të tjera me destinacion:

Zyrën e Kancelares Gjermane, znj. Merkel
Kryetarin e Qeverisë së Landit të Rinit Verior te Vestfalisë, z. Laschet,
Kryetarin e Qeverisë së Landit të Bayern, z. Söder
Ministren e Kulturës Gjermane, znj. Grütters
Krerët e partive kryesore dhe fondacioneve politike.
Kryetarin e Delegacionit të BE-së me Shqipërinë, z. Kefalogiannis.

E njëjta qasje do të ndiqet në Itali, Irlandë, Francë, SHBA, Kanada.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...