Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer disa takimet me bizneset në Elbasan për t’u informuar për ecurinë e tyre gjatë pandemisë.
Një prej pronarëve të binznese, Basha e kujton dhe i thotë se 2 vite më parë e kishte takuar dhe i kishte thënë që ishte keq, tani sërish keq.
Pronari thotë se Rama është bërë i padurueshëm dhe pyet Bashën se si do ta heqim.
Ky i fundit thotë se Rama do të hiqet me votë dhe se qytetarëve do i kthehen paratë e grabitura si dhe do u ulen taksat.
BISEDAT E BASHËS ME PRONARËT E BIZNESEVE TË VOGLA NË ELBASAN
Lulzim Basha: Kam qenë para dy vitesh tek ty më ke thënë jam keq.
Qytetari: Ky është bërë i padurueshëm.
Lulzim Basha: Ky nuk mendon për ju. Ju vjedh lekët, nuk pyet për ju.
Qytetari: Si ta heqim?
Lulzim Basha: Me votë do ta heqim. Për ju sot kemi nevojë më shumë se kurrë. Edhe lekët ju kthejmë, edhe taksat i ulim.
Lulzim Basha: Si duket?
Qytetari: Kot me pyet
Lulzim Basha: Kudo e njëjta situatë. Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier. Kanë paguar taksat rregullisht, asnjë s’kanë marrë
(BalkanWeb)