Nishani mesazh për zgjedhjet parapraket në PD: Një anëtar, një votë

Hënë, 08 June 2020 16:58

Vendimi i kryesisë i angazhon demokratët në një garë të brendshme për kandidate për deputetë dhe kryebashkiakë.

Në një intervistë për A2, kreu i Këshillit Kombëtar Demokrat, Bujar Nishani, nuk flet për vendorët, pasi procesi i vjetshëm është ende në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa zgjedhjet parlamentare të pranverës që vjen, i konsideron në prag.

 “Duke që zgjedhjet e ardhshme, të paktën parlamentare, nuk janë larg. Periudha prill maj duket se janë pas dere, çështjet janë të shumta, edhe hapat organizativ janë të shumta, koha ikën shpejt. Synimi ynë, është fillimi i një përgatitje për finale e duhur”, shprehet Bujar Nishani.

Edhe pse zgjedhjet paraprake janë risi në politikën shqiptare, ato mbartin me vete edhe rrezikun e përçarjes. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, organit që do të vendosë për listën finale të kandidaturave, u drejton strukturave një mesazh: “ Është në përgjegjësinë e strukturave të reflektojnë jo vetëm qëndrimin politik, seksionit, grupseksionit dhe degë, por të mbarë shoqërisë. Ky ndryshim duhet të vijë përmes cilësisë, dinjitetit, integriteti”.

Por, a mund të shërbejë ky moment, për të rikthyer në PD zërat kritik ndaj lidershipit? “Hapja dhe jo kufizimi, zemërgjerësia dhe mirëkuptimit dhe jo hatërmbetjet apo distancimet janë të nevojshme. Unë jam në favor të përfshirjes, angazhimit, të një blloku të madh opozitar”.

Angazhimi i PD për zgjedhjet erdhi pas dakordësisë së 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nishani tha se PD nuk është tërhequr nga ideja e qeverise tranzitore, edhe pse hodhi firmën në një marrëveshje elektorale që nuk e përfshinte këtë kërkesë.

 “Nuk kam dëgjuar që ka tërheqje zyrtare. Edhe në mbledhjen e fundit u diskutua, në nuk jemi tërhequr nga kërkesa për qeveri tranzitore para zgjedhjeve. Nuk është fjala vetëm për qeverinë aktuale, por duhet vihet si kulture, për shkak të një problematike që kemi prej shumë vitesh”.

Në intervistën për A2, Nishani tha se nuk beson se qeveria do të heqë dorë nga tentative për manipulim të zgjedhjeve, pavarësisht marrëveshjes, ndërsa gjykon se në Shqipëri ka ardhur koha edhe për një reformë kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...