Monopoli për lojërat e fatit, në të gjitha hotelet e liçensuara me 5 yje, i jepet nga Rama për 10 vjet ish-kompanisë APEX- AL me emër të ndryshuar, edhe vëllait të ministres së tij të Shëndetësisë Manastirliu, Alban Manastirliut!
Nga Ina Zhupa.
Më 19 maj 2020, Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të fatit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka liçencuar të vetmen kompani në treg, “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a (ish APEX-AL) që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në të gjitha ambientet hoteliere të vlerësuar me 5 yje.
Kompania “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a aktualisht zotërohet nga aksionerët:
APEX Holding GmbH
GREEN LINE HOLDING
APEX Enterprise GmbH
WSI
“VLT Albania” sh.a (bashkim kompanie).
Pikërisht “VLT Albania” sh.a është kompani shqiptare me administrator z. Alban Manastirliu (vëllai i ministres së Shëndetësisë, bashkëpunëtores ndër vite të Edi Ramës, Ogerta Manastirliut ) që ka në veprimtarinë e saj kryesore, lojrat e fatit me “Adria Entertainment” sh.a .
Mbyllja e lojërave të fatit për t`i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i Ramës dhe i gjithë propagandës së tij kundra bixhozit.