Kriza ekonomike/ Basha premton: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale

Tuesday, 09 June 2020 15:20

Në Laprakë, bizneset e vogla janë prekur nga një kriza e rëndë, e shkaktuar gjatë pandemisë nga ndihma e pamjaftueshme financiare e qeverisë. Gjatë takimeve me bizneset në këtë zonë, zoti Basha konstatoi se shumica prej bizneseve hapin dyert thjesht sa për të dalë në punë, pasi nuk kanë fitim nga rënia e madhe e xhiros dhe taksat e larta.

“Kam hequr nja dy punonjës, të tjerët i paguaj ca me para xhepi ca me paratë e punës pa lënë dhe taksat”, – thotë pronari i një biznesi piceri.

Lista e borxheve në një dyqan mishi janë këmbana e fortë e alarmit për gjendjen e vështirë të ekonomisë familjare e për rrjedhojë edhe e biznesit. “Njerëzit marrim mishin me listë. Kam një bllok me listat e papaguara. Disa janë me pikëpyetje se mbase as paguajnë dot fare.”, – thotë pronari i dyqanit, ndërsa i tregoi zotit Basha listën e gjatë të borxheve që mbase nuk do t’imarrë dot asnjëherë.

 

Në shumicën e bizneseve konsumi ka rënë në mënyrë dramatike, ndërsa ndjehen ede të kërcënuar edhe nga taksidarët e shtetit. “Sinqerisht jemi bërë me hije. Edhe tani që ke ardhur ti do të rri me hije sa të ikësh ti”, – ankohet një tjetër biznes.

Situata e rënduar ekonomike tëk bizneset dhe qytetarët e ka bërë edhe me urgjent ndryshimin e qeverisjes së vendit, nga një qeveri që punon për pak njerëz, tek një qeveri që ul taksat dhe krijon një klimë të qetë për biznesin.

“Dy gjëra dua të them. E para, duhet të çliroheni nga ky ankth edhe si qytetar, edhe si biznese. Kjo është sfida ime e parë nesër: t’ju çliroj nga ky ankth. Të mos shikoni më inspektorë me sy. Vetëm 0.5% do të jetë taksa vjetore. S’do të keni tarifa dhe taksa lokale, do të keni pullën këtu tek dera dhe nuk do të lejohet prani inspektori në biznes. Sepse prania e inspektorëve në biznes, është shkak për korrupsion. Zgjidhja që kemi bërë ne është do të vendosim një pullë, pasi të keni shlyer detyrimin 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër”, – theksoi zoti Basha, duke garantuar biznesin se qeveria e tij do të jetë në krah të biznesit dhe jo në krah të një grushti njerëzish, që kontrollojnë sot ekonominë dhe pasuritë e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...