Dita rekord e Shqipërisë për rastet e reja me COVID-19, Zëri i Amerikës: Jo e papritur, prej 10 ditësh shifrat në nivele të larta

Tuesday, 09 June 2020 16:04

Në Shqipëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritja të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai atyre që janë në gjendje të rëndë. Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht

Autoritetet shëndetësore pranuan sot se kërcimi shqetësues i rasteve të reja, nuk mund të konsiderohet “i papritur”, ndërsa prej tre javësh vendi pothuajse i është rikthyer aktivitetit normal, dhe prej afro 10 ditësh, shifrat janë në nivele relativisht të larta.

Që nga fillimi i epidemisë, 36 të infektuarit e 24 orëve të fundit, përfaqësojnë pikën kulmore të rregjistruar deri tani. Sërish, Tirana mbetet vatra kryesore, me shumicën dërrmuese të rasteve, 27 të tilla, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në 5 qytete të ndryshme.

“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, deklaroi Silva Bino, e cila drejton hetimin epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik.

Shqetësuese është dhe rritja e të shtruarve në spitalin Infektiv ku ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, bëri të ditur zonja Bino, duke përsëritur thirrjen për qytetarët për të qenë “të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”.

Në situatën e krijuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takua sot me mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit, ju drejtuan me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik, duke kujtuar se “përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve por dhe e shoqërisë dhe sjelljeve indviduale”.

Nga 1299 raste në total, të konfirmuara, aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID19, të shpërndarë në 12 qytete, por të përqëndruar kryesisht në Tiranë, ku ndodhen 77 përqind e tyre, si dhe në Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...