Zekthi: Rama frymëzohet nga Vuçiç e Gjukanoviç. Tashmë i izoluar edhe nga ndërkombëtarët

Tuesday, 09 June 2020 16:47

Në një intervistë për "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, politologu dhe analisti Fitim Zekthi ka komentuar lëvizjet e fundit politike në vend si dhe marrëveshjen e arritur para pak ditësh mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas tij, identifikimi biometrik është arritja më e madhe, ndërsa shtoi se kjo nuk mund të quhet reformë, por një marrëveshje.

Zekthi shtoi se marrëveshja është shumë e rëndësishme, por theksoi se kryeministri Edi Rama nuk e ka dashur një gjë të tillë pasi synonte që në zgjedhjet e ardhshme të shkonte pa rivalë realë përballë. 

Analisti shtoi se, shembulli më i mirë për Ramën janë Serbia dhe Mali i Zi, aty ku Vuçiç dhe Gjukanoviç nuk kanë asnjë parti rivale, reale, përballë.

"Rama kërkon të asgjesojë opozitën. AI ka një model, që është modeli serb. Partia e Vuçiç nuk ka rivalë. Partitë atje marrin nga 6-12%. Nuk ka asnjë rival. Rama ka dashur që PD të mos hynte në zgjedhje vitin e ardhshëm", u shpreh Zekthi.

Analisti shtoi se, tashmë, ndërkombëtarët nuk e shohin më Ramën si garantues për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe njeriun që do të udhëheqë Shqipërinë[ drejt proceseve integruese europiane.

"Reagimi i zotit Rama ndaj ambasadorëve tregon reagimin e një njeriu të izoluar. Pas ardhjes së Trump Rama ndryshoi lobistë në SHBA, por tashmë nuk ka më ndërkombëtarë të rëndësishëm që të besojnë se ai mund të udhëheqë këtë vend drejt proceseve të integrimit europian", u shpreh Fitim Zekthi.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama, i pyetur për ndërmjetësimin e ambasadave në vend për arritjen e marrëveshjes, u shpreh ndër të tjera se: "Nuk është sekret që me Presidentin kemi çështje të hapura, por mund të takoheshim te Presidenti, te Kuvendi, te Kryemyftiu, te Baba Mondi, te kreu i komunitetit katolik, mund të shkojmë edhe te protestantët, por nuk mund të bëjmë më dialog e marrëveshje nëpër ambasada". /A.R, Syri.net

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...