Në 24 orët e fundit në Itali, janë konfirmuar 79 viktima më shumë se një ditë më pare, duke e rritur totalin e viktimave në 34,043.
Gjithashtu janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561.
Por edhe numri i personave që shërohen nga Covid 19 rritet dita ditës dhe akualisht janë 168,646 të shëruar, ku 2,062 janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Gjatë ditë së sotme ministri italian i Shëndetësië Roberto Speranza ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se "Covid 19" nuk është mundur ende.
Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.
Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.