Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprhet se, edhe nëse PS do të kishte pranuar të gjitha kërkesat e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore sërish nuk do të kishte garanci për zgjedhje te lira dhe të ndershme.
I ftuar në emisionin "Tempora" të Sonila Meços, Paloka thotë se opozita ndihet aq e fuqishme saqë Ramës nuk do ti mjaftojë asnjë lojë apo strategji për të ndryshuar rezultatet zgjedhore.
"Sistemi është i fundit, mazhoritarin prandaj e hoqëm se që atëherë filluan të hyjnë këta banditët. Ne jemi shumë të qartë, sikurse të gjitha pikat që ne kemi kërkuar për reformën zgjedhore të plotësohen prapë nuk janë garanci për zgjedhjet, prapë Rama do të bëjë çfarë do të bëjë. Por rëndësi ka të mbyllim sa më shumë vrima. Sot ndihemi aq të fortë sa me çfarëdo lloj loje të hyjë Rama, çdo tentativë që do të bëjë nuk do ti mjaftojë. Ai do të vjedhë por nuk do ti mjaftojë. Ngaqë ka të gjitha institucionet duket sikur është më i fortë, por është iluzion. Për këtë i duhej të merrte dhe komisionet por nuk ja arriti", u shpreh nënkryetari i PD-së.