Nga Lisen Bashkurti
Plani Vuçiç-Thaçi-Rama i heq Kosovës rreth 15 për qind të territorit të saj dhe kjo, e konvertuar në tregues ekonomik, është afro 25 përqind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Kosovës. Këtu kihet parasysh se territoret e parapara për t’i kaluar Serbisë janë më të pasurat me lëndë të para, burime ujore dhe vlera natyrore. Me këto lëshime territoriale dhe ekonomike Kosova rrezikon të humbasë ekulibrin e viabilitetit mbijetues ekonomik dhe të shndërrohet në një ekonomi me profil fermë agro-blegtorale. Një Kosovë e copëtuar dhe e varfër është lehtësisht e thyeshme dhe e nënshtrueshme dhe si e tillë, ka qënë dhe mbetet strategji e Serbisë. /Lisen Bashkurti